Një natë pa gjumë dëmton shëndetin mendor dhe fizik

22:29 | 7 Mars 2026
Q L

Sipas ekpertëve shëndetësorë një natë pa gjumë mund të ndikojë negativisht si në shëndetin mendor, ashtu edhe në atë fizik.

Edhe pse shpesh mund të jetë më e përshtatshme dhe më joshëse të qëndrojmë natën zgjuar qoftë për ndonjë punë, apo edhe për të kaluar kohë me ndonjë person të dashur, një gjë e tillë nuk preferohet nga ekspertët shëndetësorë.

Efektet negative të mungesës së gjumit fillojnë nga dobësimi i sistemit tuaj imunitar e deri tek luhatja e humorit, ankthi dhe depresioni.

Por, netët e kaluara pa gjumë mund të shtojnë edhe rrezikun për demencë.

Sipas ekspertëve, një natë pa gjumë çon në rritjen e hormoneve të stresit dhe nga ana tjetër, mund të rrisë rrahjet e zemrës, presionin e gjakut dhe sheqerin në gjak.

Shpërndaje në rrjete sociale