“Unë jam e sigurtë se nuk ka gjëra që mund të shërohen nga një banjë e mirë, por tani asnjë s’më bie në mend”, shkruante poetja Sylvia Plath, e cila pati një luftë të madhe depresionin.
Me siguri ajo do ta përgëzonte studimin e fundit të raportuar në Neë Scientis, e cila arriti në përfundim se duke bërë dush të ngrohtë pasditë, mund të ndikojë në gjendjen emocionale dhe sidomos te njerëzit e prekur me depresion, shkruan Guardian, transmeton portali arbresh.info
Në të vërtetë, bërja e një dushi luan rol më të madh se sa ushtrimet fizike në lidhje me depresionin.
Një dush i ngrohtë ndihmon në forcimin dhe sinkronizimin e qarkullimit të gjakut, luhatje emocionale, përfshirë edhe trurin.
Zakonisht temperatuar rriten gjatë ditës, ndërsa bien gjatë natës, megjithatë te njerëzit me depresion ky ritëm i temperaturës shpesh është i ulët, i ndërprerë ose i vonuar për disa orë.
Në studim, studiuesit në Universitetin e Freiburgut në Gjermani i caktuan 45 persona me depresion që të bënin dush të ngrohtë dhe më pas të bënin strëvitje.
Tetë javë më vonë, pas banjove të rregullta, ata treguan shkallë më të ulët të sëmundjes.
Studime të tjera kanë theksuar se bërja e një dushi të ngrohtë ndihmon për gjumë më të mirë./arbresh.info/
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...
“Nëna të ka vdek ti viktimizohesh”, Labinoti akuzon Elijonën
Prokuroria jep detaje për vdekjen e 45-vjeçarit në QKUK
Ky është personi që humbi jetën në QKUK, ishte i dyshuar për...
Djali i Jakup Krasniqit kandidon sërish për deputet në zgjed...