Kanceri i prostatës zakonisht zhvillohet ngadalë, prandaj shenjat dhe simptomat e kësaj sëmundje vështirë vërehen.
Me dhjetëra mijëra raste të reja me këtë kancer diagnostikohen çdo vit, ndërsa ngrënia e ushqimeve të caktuara mund ta rris rrezikun e zhvillimit të kësaj sëmundje, transmeton Telegrafi.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) thotë se ka mjaftueshëm dëshmi se ngrënia e mishrave të procesuar i rritë shanset e formimit të këtij kanceri.
Ndërsa ngrënia e pemëve dhe perimeve, si dhe ngrënia e një diete të pasur me fibra, mund ta zvogëlojë rrezikun e kancerit të prostatës.
Rreziku i zhvillimit të kancerit së prostatës rritet edhe duke konsumuar sasi të mëdha të produkteve të bulmetit.
Prandaj, ekspertët rekomandojnë të konsumoni pemë dhe perime sepse janë të mbushura me vitamina dhe minerale, si dhe me shumë veti antikanceroze, siç janë karotenoidet dhe flavanoidet. /Telegrafi/
U shpall shtet sponsor i terrorizmit – Çfarë përmban rezolut...
Orav: BE-ja qëndron përkrah Kosovës
Konjufca mirëpret heqjen e masave ndaj Kosovës: Presim progr...
Vrasja në Gjakovë, prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim ndaj...
U kap me 100 gramë drogë në Morinë nga policia e Shqipërisë,...
FSHF zbulon programin e Kombëtares nga shpallja e listës der...