Pjeshkat janë frut i ëmbël, të shijshme dhe shumë të shëndetshme.
Për shkak të shijes së tyre të ëmbël, shumë njerëz i pëlqejnë ato, transmeton portal arbresh.info
Vitaminat më të zakonshme në pjeshkë janë A, C, E, K dhe B3. Falë antioksidantëve të fuqishëm, vitaminave C dhe E, pjeshkat mund të jenë me përfitim të madh në ruajtjen e shëndetit të të gjithë organizmit.
Pjeshka për shikim më të mirë
Pjeshka ka vitaminë A, e cila është e rëndësishme për shëndetin e syve. Vitamina A është në të vërtetë një antioksidant që mbron qelizat e ndjeshme ndaj dritës (retinë). Beta-karoteni është përgjegjës për shëndetin e syve, dhe pjeshkët përmbajnë një sasi të madhe të këtij antioksiduesi. Kjo ushqen dhe mbron retinën e syrit nga radikalet e lira dhe parandalon kataraktin dhe degjenerimin senular të makulës.
Ndryshimi në lëkurë
Për shkak të vitaminës C, pjeshkat janë shumë të mira për lëkurën. Kjo lëndë ushqyese, e cila është një antioksidant i fuqishëm, mbron qelizat e lëkurës nga radikalet e lira duke neutralizuar molekulat e dëmshme. Vitamina C e mbron atë nga plakja e parakohshme, rrudhat dhe vijat e holla. Vitamina E, e cila është e pranishme në këtë frut, mbron dhe hidraton lëkurën dhe kontribuon në rikuperimin e saj nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira, transmeton portali arbresh.info
Forcojnë sistemin imunitar
Përveç që e bën lëkurën tuaj më të shëndetshme dhe më të re, vitamina C gjithashtu forcon sistemin tuaj imunitar. Në kohët e sotme kur jemi të gjithë të ekspozuar ndaj stresit, ushqimit të keq, jetesës jo të shëndetshme dhe ndotësve të mjedisit, një sistem i dobët imunitar nuk është padyshim një zgjedhje e mirë. Duke konsumuar pjeshkë rregullisht, imuniteti juaj do të forcohet.
Humbje peshe
Të menduarit me kujdes për atë që hamë është thelbësore nëse doni të heqni qafe peshën e tepërt. Kur ju hahet ëmbëlsirë, hani një pjeshkë dhe kështu do të merrni 60 kalori dhe në të njëjtën kohë do ta pasuroni me përmbajtje të vlefshme ushqyese.
Shëndeti i zemrës
Për shkak se përmbajnë sasi të mira fibrash, konsumimi i rregullt i pjeshkave mund t’ju ndihmojë të kontrolloni kolesterolin e lartë, i cili është një faktor rreziku për sëmundjet e zemrës. Pjeshkat përmbajnë përbërje fenolike që parandalojnë formimin e kolesterolit LDL. Ky frut me lëng është gjithashtu i pasur me antioksidantë që ndihmojnë në parandalimin e molekulave të yndyrës nga hyrja në qarkullimin tuaj të gjakut./arbresh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...