Kur ndjek një dietë dobësimi, është e rëndësishme që të kënaqësh qiellzën.
Për këtë ju vijnë në ndihmë substancat që kanë shije të mrekullueshme, por nuk ju lejojnë të shëndosheni.
Mes shumë përbërësve të këtyre ëmbëlsirave përmendim ëmbëlsuesit, aromatizuesit, kakaon, tërshërën (që është e detyrueshme gjatë dietës), miellin e misrit dhe xhelatinën
Puding me vezë
PËBËRËSIT për katër racione:
6 vezë, 500 ml qumësht të skremuar, një bustinë vanil¬je, 6 lugë sukraloz (është një ëmbëlsues) dhe pak arrë muskat.
PËRGATITJA:
Rrihni vezët fort; ngroheni qumështin në zjarr të ulët, së bashku me vaniljen dhe arrën muskat.
Hidhuani pak nga pak qumështin e ngrohtë vezëve; hidhini ëmbëlsues¬in dhe vazhdoni ta përzieni.
Masën e përftuar hidheni në tasat e vegjël dhe i piqni në banjëmari për rreth 30 minuta në temperaturën 160 gradë celsius.
Mund ta ulni pak temperaturën e furrës pas 20 minutave të para.

Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu