Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Shqipëri ka konfirmuar se dhe shteti shqiptar është prekur nga “Murtaja Afrikane e Derrave”.
Sipas RTSh-së, ministria ka sqaruar se është konstatuar vatra në Ishull Lezhë , ku si pasojë e infektimit kanë ngordhur 15 krerë derra dhe pas konfirmimit janë groposur.
“Gjithashtu thuhet se ferma e cila është vënë menjëherë në mbikëqyrje veterinare ka qenë në zonën e survejancës 10 km me vatrën në malin e Rrencit. Po ashtu është kontrolluar 3-herë gjatë periudhës se karantinës në datat 27.11.2024 dhe në datat 02.12.2024 dhe 09.12.2024, nga ku është konstatuar gjendje e mirë shëndetësore e kafshëve në fermë”.
“Nga ana e saj, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me strukturat ligj-zbatuese është e angazhuar dhe ka deklaruar se janë marrë masat dhe është në gatishmëri të çdo rasti për menaxhimin në kohë dhe pa vonesë të kufizimit për përhapjen e sëmundjes”.
Më tej, ministria ka urdhëruar ndalimin e shitjes dhe tregtimit të derrave të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla, në territorin e Bashkinë Lezhë.
Hap fals i Cityt dështon të fitojë ndaj Tottenhamit, “...
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Pula flet për manipulimet e votave: E papritur, s’ka ndodhë ...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në luftë për mbijetesë
Florent Hasani shkëlqen me dy gola ndaj Adana Demirsporit
ZYRTARE: Hekuran Berisha rikthehet tek Dukagjini