Ujë para apo pas kafesë? Kjo është dilema të cilën duam ta sqarojmë. Sipas traditës në pjesën më të madhe të bareve, filxhani i kafes, shoqërohet nga një gotë ujë.
Themi në shumicën e rasteve sepse disa vende ende nuk e kuptojnë rëndësinë e binomit kafe+ujë.
Për ta bërë të shkurtër, përgjigja e saktë është, PARA: gota e ujit duhet pirë para kafesë, për ta shijuar në maksimum aromën, në mënyrë që të pastrojmë gjuhën nga mbetje që mund të ndikojnë në perceptimin e shijes.
E vërteta është që nuk tingëllon aq absurde ta pish dhe mbas. Do t’ju ketë ndodhur që të kaploheni nga një vapë dhe etje e madhe mbas kafes. Nëse kjo ndodh do të thotë që kafja është përgatitur me kokrra jo shumë të pjekura, të cilat ndikojnë në tharjen e gojës. Në këtë rast si shumë situata në jetë, secili bën atë që do./lajmi.al/
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhënie...
Ish-gardiani i burgut të Prishtinës e Lipjanit deklarohet i ...
Përmbyllet plotësisht procesi i rinumërimit në 6 komuna
Atletico Madrid ka vendosur yllin e madh në listën e transfe...
Gjykata Supreme: Zbatimi i vendimit për pensionistëpensionis...
Forumi i Davos, Von der Leyen: Është koha për të ndërtuar nj...