Nëse ndiheni të rraskapitur trupi juaj mund të mos kenë vitaminat e nevojshme për të qëndruar të freskët dhe vigjilent. Këto janë vitaminat që mund t’ju duhen.
Hekur
Shumica e njerëzve me anemi të lehtë me mungesë hekuri mund të mos shfaqin ndonjë simptomë, por ata që kanë simptoma kanë tendencë të përjetojnë lodhje. Mungesa e hekurit është veçanërisht e mundshme në gratë që përjetojnë gjakderdhje të rëndë gjatë menstruacioneve.
Magnez
Nivelet e ulëta të magnezit mund të ndikojnë në cilësinë tonë të gjumit. Hani arra, fasule, drithëra dhe perime me gjethe.
Acidet yndyrore omega-3
Kjo është një lloj yndyre që nuk doni ta shkurtoni. Një studim i botuar në Neuro Endocrinology Letters zbuloi se mungesat e omega-3 ishin të zakonshme në pacientët me sindromën e lodhjes kronike.
Kalium
Trajnerët shpesh sjellin banane dhe feta portokalli tek atletët për shërim pas stërvitjes, dhe për një arsye të mirë. Kaliumi në ato fruta ndihmon në rikuperimin e muskujve. Një mungesë kaliumi mund të ndikojë në qelizat nervore në muskuj, duke rezultuar në lodhje, ngërçe dhe dobësi.
Vitamina D
Ka një korrelacionin midis vitaminës D të ulët dhe lodhjes. Sidoqoftë, nëse koha është gri, përsëri mund të gjeni burime të Vitaminës D përveç diellit, në ushqme si salomin, ton i konservuar apo të verdhat e vezëve./abcnews.al
Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...
KQZ vendos: 28 komuna në rinumërim, shkak manipulimet
Rexhepi: Devijimet në rinumërimin e votave janë goditje ndaj...
Grabitja e argjendarisë në Prishtinë, Policia po punon në id...
Kuvendi i Shqipërisë nis sot punën, Begaj kërkon dialog dhe ...
Çitaku për dallaveret me vota: Rinumërim të plotë, hetim, pë...