Djersitja është tentim natyral i trupit për të ulur temperaturën.
Gjatë të nxehtit të madh dhe situatave, si stresi dhe tensionime, djersitjen është e pamundur ta shmangim. Ekzistojnë disa preparate natyrale që mund ta pakësojnë djersitjen.
UTHULLA E MOLLËS
Uthulla e mollës mund të përdoret si deodorant natyral, sepse shkatërron bakteret. Mjafton që një herë në ditë t’i lyeni nënsqetullat me disa pika. Pjesët e tjera të trupit mund t’i lyeni para gjumit me përzierjen me uthull molle dhe me ujë.
SODA E BUKËS
Soda e bokës është shumë praktike për pakësimin e djersitjes. Një paketim të vogël mund ta mbani gjithmonë me vete. Mjafton të merrni pak sodë të bukës dhe pak ujë dhe të lyeni nënsqetullat ose pjesët e tjera të trupit.
ÇAJI I ZI
Çaji i zi ndikon si deodorant natyral shkaku i acideve në përbërjen e tij. Në gjysmë gotë ujë të ngrohtë hidhni çajin e zi. Qeskat e çajit i hidhni, më pas i nxirrni pas disa minutave, e lini të ftohet. Më pas çajin e aplikoni drejtpërdrejt nën sqetulla.
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...