Dëgjimi i këngës më relaksuese në botë para një operacioni mund të jetë po aq efektiv në qetësimin e nervave të pacientëve si ilaçet, thonë studiuesit amerikanë.
Kënga, e realizuar për të reduktuar ankthin, presionin e gjakut dhe normën rrahjeve të zemrës, ishte po aq efektive sa një qetësues në një studim prej 157 personash.
Por, pacientët thanë se do të preferonin të zgjedhin muzikën e tyre.
Gjithashtu kufjet e anulimit të zhurmave e bënë më të vështirë komunikimin, thanë mjekët.
Studiuesit e Universitetit të Pensilvanisë, tani duan të shohin nëse lloji i muzikës dhe si luhet për pacientët përbën ndryshim në rezultate.
Pacientëve në testim ose u ishte administruar një dozë e ilaçit medazolamit ose kishin dëgjuar këngën Painless nga grupi britanik Marconi Union për tre minuta.
Ankthi tek pacienët u reduktua njejtë tek të dyja grupet.
Ndjenja e ankthit para operacionit mund të ndikojë në shërimin për shkak të hormoneve të stresit të prodhuara në trup.
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...