Duhet ta dini se është e nevojshme të flini më shumë, që nga sot përpiquni të flini shtatë orë brenda nate.
Gjumi është i mirë për shëndetin mendor, është dëshmuar se ju bën më të mençur, dhe nëse jeni duke u përpjekur të keni një trup në formë dhe të shëndetshëm, atëherë këtë s’mund ta arrini pa gjumë të mjaftueshëm, transmeton Telegrafi.
Por, nëse veç ju nevojitet edhe një arsye tjetër për t’u përpjekur të flini më herët, ja ku është: netët e tëra pa gjumë janë duke jua shkatërruar kualitetin e spermës.
Nëse jeni duke u përpjekur të krijoni fëmijë apo thjesht dëshironi të kujdeseni nga tani për kualitetin e spermës, atëherë duhet të siguroheni se jeni duke fjetur mjaftueshëm.
Hulumtimet e reja tregojnë se fjetja për më pak se gjashtë orë brenda nate e zvogëlon kualitetin e spermës për 30 për qind.
Por, edhe fjetja mbi nëntë orë thuhet se e zvogëlon kualitetin e spermës për 40 për qind.
Sasia ideale e gjumit për spermën tuaj është mes shtatë dhe shtatë orëve e gjysmë.
Hyri për vetëm tri ditë në shtëpi, Luizit i vjen dron në Big...
Kamberi: Për çlirimtarët e Kosovës janë shumë edhe 45 ditë b...
Lumbardh Dellova në formacionin e javës në Bullgari
QSUT falënderon publikisht ish-Presidentin Moisiu: Mirënjohj...
Arrestimi i mësimdhënësit për dhunë, psikologu i shkollës “P...
“Futbolli vazhdon dhe unë largohem me kokën lart” – Le...