Shpesh herë na ka rastisur që kur jemi me ilaçe për shkak të madhësisë së saj, apo shijes së keqe e ndajmë atë në dy pjesë dhe më pas e përtypim.
Madje ka raste, kjo gjë ndodh më tepër me fëmijët e vegjël, që ua copëtojmë ilaçin, e bëjmë pluhur dhe ua përziejmë me ujë. Kjo është totalisht e gabuar.
Sipas farmacistëve, ju nuk duhet ta përdorni kurrë këtë metodë për disa arsye:
Së pari ka disa ilaçe që janë të veshura me një shtresë që nuk shihet me sy të lirë, por që shërben ai të mos përhapet në stomak menjëherë, pasi në të kundërtën do shkaktojë acarim.
Në raste të tjera, shtresat e tjera shërbejnë për ta shpërndarë ilaçin në trupin tonë në mënyrë të ngadaltë, me kalimin e kohës dhe jo menjëherë.
Nëse i ndani në dy pjesë ato, atëherë kjo shtresë shkatërrohet dhe mund t’ju shkaktojë efekte anësore ose dëmtime serioze.
E ndërsa metoda që zgjidhni për fëmijët e vegjël, pra shtypja e ilaçit mund të jetë më e rrezikshme, pasi përbërësit e tij mund të bashkohen me bakteret e mjedisit, dhe e rrezikoni me të vërtetë shumë fëmijët tuaj.
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...