Patatet e skuqura janë një ushqim shumë i pëlqyer, pasi gatuhen shpejt dhe janë shumë të shijshme.
Të gjithë e dimë që nuk janë aspak të shëndetshme, prandaj mundohemi t`i shmangim sa më shumë, por ndonjëherë, duam s`duam i dorëzohemi tundimit.
E mira është që patatet e skuqura të mos konsumohen shpesh, pasi paraqesin rreziqe të shumta për shëndetin. Nëse ato konsumohen përditë, pasojat do të jenë të rënda.
Çfarë ndodh nëse konsumoni përditë patate të skuqura?
-Do të shtoni në peshë.
-Do të rriten shanset për sëmundjet e zemrës dhe për diabetin e tipit 2.
-Rriten shanset për t`u prekur nga kanceri.
-Rriten shanset për t`u prekur nga sëmundjet e veshkave.
-Mund të preket truri dhe funksioni i nervave.
-Rritet rreziku për një vdekje të parakohshme.
Tani mendohuni dy herë para se të dorëzoheni para një pjate me patate të skuqura.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren