Përdorimi i maskave është një ndër problemet më të mëdha kur duhet të mbrohemi nga koronavirusi, pasi jo çdo material mbron.
Mjeku Ilir Alimehmeti ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, e cila shpjegon për çdo lloj maske, se sa përqind të mbron nga virusi. Ai gjithashtu bën thirrje që njerëzit të ruajnë distancën, pasi është kyçe, edhe pse mund të kesh vendosur maskë. Mjeku thotë se një pjesë e maskave të bëra vetë nuk të mbrojnë fare nga virusi.
Postimi i Ilir Alimehmetit:
Që ta kemi të qartë!
Jo çdo maskë mbron!
Maska nuk është dordolec!
Përdorni maskën e duhur në momentin e duhur, ose lëreni fare atë muhabet!
(Shtesë vetëm për ata që fokusohen në detaje dhe jo në mesazhin e përgjithshëm)
Qëllimi i postimit është
Mos u ndjeni të mbrojtur apo supermenë vetëm se keni maskë, sidomos maska të tipit “bëje mirë, bëje vetë”!
Mbani distancën, se ajo është siguri 100%!
Maska nuk është siguri 100%!
Asnjë lloj maske!
DISTANCA ESHTE KYÇE
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...