Sipas një studimi të udhëhequr nga profesori Gianloret D’Alo, u gjet se 93 përqind e studentëve që kryejnë praktikën nëpër spitale, që kanë përdorur telefona celularë gjatë punës pa mjetet mbrojtëse, janë infektuar me koronavirus.
Hulumtimi u krye gjatë dy viteve shkollore, 2018-2019 dhe 2019-2020. vit, dhe të dyja herë u konfirmua se shumica dërrmuese e të anketuarve gjatë qëndrimit të tyre në pavijone me pacientë përdorin telefona celularë, pa përdorur doreza mbrojtëse ose pa ndërruar doreza pasi përdorën telefona celularë, transmeton portal arbresh.info
Vetëm tre përqind e të anketuarve konfirmuan se dezinfektojnë telefonët e tyre celularë çdo ditë.
“Këto zakone të përdorimit të celularit në pavijonet ku ndodhen pacientët, mund të kundërveprojnë në efektet e procedurave të dezinfektimit që u nënshtrohen pacientëve me të cilët kanë kontakt. Këto mund të bëhen burim kryesor i transmetimit të koronavirusit”, tha ai.
Autori i studimit thekson se celularët duhet të pastrohen rregullisht, mjafton që të përdoren peceta të njomura me 70% alkool.
Rezultatet e studimit u botuan në revistën mjekësore Travel Medicine and Infection Disease./arbresh.info/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...