Mjeku italian: Duhet të ndalohet kjo histeri, Covid-19 ka një shkallë të ulët vdekshmërie

23:32 | 24 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Virologu italian Giorgio Palu deklaroi se koronavirusi është i rrezikshëm, vdekjeprurës për disa, por që, në përgjithësi, vdekshmëria është e ulët dhe sigurisht që nuk është në nivelin e murtajës.

“Ne duhet të ndalojmë këtë histeri”, tha Palu në një intervistë për të përditshmen Corrierre Della Serra, transmeton portal arbresh.info

Ai paralajmëroi se vendosja e karantinës për herë të dytë në Itali është ‘vetëvrasje për ekonominë, dënim për studentët dhe nxënësit dhe nënkupton diskriminim ndaj atyre që vuajnë nga sëmundje tjera, kryesisht nga kanceri, pasi nuk do të ketë vend në spital për ta’.

Mbi 15 mijë persona mposhtën koronavirusin në Kosovë

Palu, një profesor në Universitetin e Padovës dhe ish president i Shoqatës Evropiane të Virologëve, tha se ‘situata në kujdesin intesiv është treguesi i vetëm real i Covid-19, pasi vetëm ata kanë një pamje reale të kësaj sëmundje’.

Pikëpamja e tij për situatën epidemiologjike është në kontrast të plotë me thirrjet për qeverinë këto ditë nga shkencëtarët dhe punonjësit publik, por edhe me gjetjet e dy institucioneve të konsideruara si autoriteti suprem i shëndetësisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Lartë i Shëndetësisë./arbresh.info/