Pijet detoksike do t’ju ndihmojnë në shumë mënyra, ato pastrojnë trupin tonë nga toksinat që grumbullohen me kalimin e kohës dhe ndihmojnë në shkrirjen e yndyrës në trup.
Një nga përbërësit kryesorë të këtij detoksikimi është padyshim kastraveci, transmeton portal arbresh.info
Ky perim është i ulët në kalori dhe i lartë në sasinë e ujit.
Ndërsa, përbërësi tjetër që i shtohet kësaj pije është vitamina C dhe njihet si një “pastrues” i shkëlqyer i trupit.
Gjithashtu, pijes do t’i shtohen edhe farat chia të cilat janë të pasura me acide yndyrore omega 3, proteina dhe fibra, si dhe përmbajnë një numër të konsiderueshëm vitaminash, mineralesh dhe antioksidantësh. Farat e të cilit janë të shkëlqyera për rigjenerimin e lëkurës, por edhe për djegien e yndyrës, forcimin e trupit dhe ndikimin pozitiv në organet e tretjes.
Nutricionistët pajtohen se farat chia janë nga më të mirat që mund të konsumoni nëse ndiheni pa energji, sepse forcojnë muskujt dhe lirojnë energji në trup.
Përgatitja:
* Kastravecin e qëruar e vendosim në blender . Shtoni gjysmën e shtrydhur të limonit në përzierje.
* Më pas shtoni një lugë fara
* Përziejini mirë të gjithë përbërësit dhe më pas lërini për pak kohë që farat të zbuten.
Konsumojeni këtë detoks të përgatitur çdo mëngjes me stomakun bosh./arbresh.info/
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...