Është një nga majat e shkencës: kura për Alzheimer.
Aktualisht, nuk ka trajtim për të ndaluar këtë sëmundje, por s’ka trajtim as për të ngadalësuar procesin e saj.
Megjithatë, miliarderi Bill Gates mendon të ndryshojë këtë gjë, transmeton portali arbresh.info
“Unë besoj se ka një zgjidhje”, tha ai pa hezitim.
“Çdo lloj trajtimi do të ishte një përparim i madh nga ku jemi sot”, tha ai, por ai ka shtuat se qëllimi është që të gjendet kura për këtë sëmundje.
Për Gates, kjo është një luftë personale.
Ai po investon rreth 50 milionë dollarë nga paratë personale për të gjetur kurë për sëmundjen e Alzheimerit.
Është hera e parë që Gates ka bërë një angazhim për një sëmundje jo të komunikueshme. Më parë ai ka kontribuar për gjetjen e kurave për sëmundjet infektive si HIV AIDS, malaria dhe polio.
Sot, sëmundja e Alzheimer është forma më e zakonshme e demencës dhe është një gjashtë shkaktarët kryesorë të vdekjes në Shtetet e Bashkuara.
Më shumë se 5 milionë amerikanë jetojnë me këtë sëmundje, me një kosto prej 259 miliardë dollarë në vit.
Pa gjetjen e një kure, pritet që gjatë viteve të ardhshme, nga kjo sëmundje të preken rreth 16 milionë amerikanë./arbresh.info/
Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...