Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, u dorëzoi sot çelësat e autoambulancave të reja autoriteteve lokale dhe drejtuesve të shërbimeve shëndetësore të emergjencës të Qendrës Kryesore të Mjekësisë familjare të Vushtrrisë dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë.
Një autoambulancë tjetër, gjithashtu, sot përmes ushtruesit të detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të MSH-së, Ardian Mehmetaj, iu dorëzua edhe autoriteteve të Kujdesit Parësor Shëndetësor të Komunës së Deçanit, ndërkohë që katër të tjera, do t’u shpërndahen komunave të tjera në ditët në vijim.
Më rastin e dorëzimit të autoambulancave në Vushtrri dhe në Klinë, ministri Ismaili tha se do të jenë afër qytetarëve me shërbime shëndetësore kudo që ata kanë nevojë dhe do të punojnë për forcimin e sistemit shëndetësor në tërë Kosovën.
Autoritetet komunale kanë falënderuar Ministrinë e Shëndetësisë për sigurimin e këtyre autoambulancave, të cilat do të mundësojnë rritjen e efikasitetit në trajtimin e rasteve që kanë nevojë për shërbime mjekësore emergjente.
Tre autoambulancat e dhuruara sot, janë pjesë e një kontingjenti prej shtatë autoambulancave, të cilat Ministria e Shëndetësisë i ka blerë me qëllim të forcimit të shërbimeve emergjente në kuadër të kujdesit parësor shëndetësor.
Aksion në tërë Kosovën për inspektimin e çmimeve të derivate...
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja