Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili përme statusi në profilin e tij në facebook ka bërë të ditur se qytetarët e Lipjanit tash e tutje do të mund të bëjnë matjen e sheqerit në mënyrë të avancuar, kontrollin e zemrës me EKG 12-kanalëshe dhe operime të ndryshme të vogla në Qendrën e Mjekësisë Familjare, shkruan arbresh.info.
Ai ka shkruar se të njëjtat shërbime mund t’i bëjnë edhe qytetarët e 12 komunave tjera të Kosovës, të cilat kanë përfituar ndihmën e njëjtë me pajisje të ndryshme, që kapin shumën e 400 mijë eurove.
Ky është postimi i tij i plotë në facebook:
“Qytetarët e Lipjanit tash e tutje do të mund të bëjnë matjen e sheqerit në mënyrë të avancuar, kontrollin e zemrës me EKG 12-kanalëshe dhe operime të ndryshme të vogla në Qendrën e Mjekësisë Familjare.
Sot, bashkë me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dorëzuam setin e fundit me 15 pajisje bazike mjekësore.
Të njëjtat shërbime mund t’i bëjnë edhe qytetarët e 12 komunave tjera të Kosovës, të cilat kanë përfituar ndihmën e njëjtë me pajisje të ndryshme, që kapin shumën e 400 mijë eurove.
Kujdesi primar shëndetësor është dera e parë në të cilën qytetarët tanë trokasin për ndihmë, andaj investimet tona do të shtohen edhe më tej për t’i avancuar shërbimet nëpër komuna”, ka shkruar Ismaili në facebook./arbresh.info/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...