Nëse nuk e dini grupin e gjakut, është koha ta mësoni, pasi mund të zbulojë disa informacione interesante për shëndetin.
Studimi më i fundit, i publikuar gjatë Kongresit të Katërt Botëror të Heart Failure 2017, sugjeron se grupi i gjakut mund të përcaktojë nëse rrezikoheni nga ataku në zemër.
Hulumtuesit shkencorë analizuan të dhënat e më shumë se 1300000njerëzve nga 9 studime të mëparshme dhe arritën në përfundimin se njerëzit me grup gjaku A, B ose të tipit AB ishin 9% më të rrezikuar të pësonin atak në zemër krahasuar me ata me grup gjaku 0.
Mekanizmi ekzakt pas rritjes së rrezikut për atak në zemër nuk është akoma i qartë, transmeton shendeti.
Megjithatë ekziston mundësia që njerëzit me grup gjaku jo-0 të kenë përqendrim më të lartë të një proteine që shkakton mpiksje të gjakut, që quhet faktori von Willebrand, i cili mund të shkaktojë bllokim të arterieve e si pasojë edhe atak në zemër.
Duhet thënë që meshkujt me grup gjaku jo-0 janë gjithashtu më të rrezikuar nga impotenca seksuale.
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...
Albulena Haxhiu refuzon të flasë për vendimin e Gjykatës Kus...