Nëse nuk e dini grupin e gjakut, është koha ta mësoni, pasi mund të zbulojë disa informacione interesante për shëndetin.
Studimi më i fundit, i publikuar gjatë Kongresit të Katërt Botëror të Heart Failure 2017, sugjeron se grupi i gjakut mund të përcaktojë nëse rrezikoheni nga ataku në zemër. Hulumtuesit shkencorë analizuan të dhënat e më shumë se 1300000njerëzve nga 9 studime të mëparshme dhe arritën në përfundimin se njerëzit me grup gjaku A, B ose të tipit AB ishin 9% më të rrezikuar të pësonin atak në zemër krahasuar me ata me grup gjaku 0. Mekanizmi ekzakt pas rritjes së rrezikut për atak në zemër nuk është akoma i qartë.
Megjithatë ekziston mundësia që njerëzit me grup gjaku jo-0 të kenë përqendrim më të lartë të një proteine që shkakton mpiksje të gjakut, që quhet faktori von Willebrand, i cili mund të shkaktojë bllokim të arterieve e si pasojë edhe atak në zemër. Duhet thënë që meshkujt me grup gjaku jo-0 janë gjithashtu më të rrezikuar nga impotenca seksuale./Shëndeti
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...