Nëse vuani nga disa simptoma para apo gjatë menstruacioneve, do të gëzoheni kur të dëgjoni këtë lajm, për periudhën që ju e quani më e keqja e muajit.
Përveçse prova se trupi i femrës punon siç duhet, një studim i fundit thotë se femrat bëhen më të “zgjuara” kur janë në ato ditë.
Studiuesit në Institutin Max Planck për njohjen njerëzore dhe shkencat e trurit, në Lajpcig kanë zbuluar zonën në qendër të trurit që formon kujtimet njerëzore, ndjenjat dhe emocionet që rriten paralelisht me hormonin kyç të seksit.
Ata kanë studiuar lidhjen mes hormoneve te femrat dhe humorin e tyre, dhe kanë zbuluar se rritja e nivelit të estrogjenit zgjerohet në hippocampus.
Më pas, niveli i estrogjenit bie kur fillojnë menstruacionet, dhe kjo zonë e trurit zvogëlohet.
Kjo rritje dhe tkurrje ndodh me një “rregullsi të habitshme”, thonë studiuesit.
Synimi i studimit është të kuptojë më mirë një gjendje tjetër që quhet “Çregullime paramenstruale PMMD”, një situatë që prek një në 12 femra.
“Për ta kuptuar më mirë këtë çrregullim, ne duhet të gjejmë fillimisht se çfarë ritmi mujor ndjek truri i një femre të shëndetshme.
Vetëm atëherë mund të gjejmë ndryshimet mes personave të prekur nga PMMD”, thotë Julie Sacher, bashkëautore e studimit.
Përditësimi i fundit, kjo është top 5-shja me e votuar të LV...
Zbulohet se Silva nuk është prioritet i Barçës
Në nëntë komuna përfundon numërimi i votave për deputetë
Si u zbulua përmes “SKY ECC” rrjeti kriminal me bazë në Koso...
Aksident trafiku te rrethi i Çagllavicës, shkaktohen kolona
E kërkonte drejtësia shqiptare prej 9 vitesh, kapet në Itali...