Meditoni është gjë e mirë për mendjen, por gjithashtu edhe gjë e shëndetshme për zemrën.
Hulumtimet e fundit shkencore kanë japë dëshmi të cilat tregojnë se meditimi i zvogëlon faktorët e rrezikut për sëmundjet e zemrës.
Veç kësaj, në mënyrë ndoshta aspak befasuese, ata kanë zbuluar edhe një ndërlidhje mes meditimit dhe niveleve të vogla të stresit, shqetësimit dhe depresionit, e kjo ka ndikuar në përmirësimin e kualitetit të gjumit dhe mirëqenies së përgjithshme. Nëse jeni duhanpirës, meditimi mund t’ju ndihmojë ta lini duhanin – rrjedhimisht edhe i zvogëlon rreziqet për sëmundje kardiovaskulare.
Hulumtimet gjithashtu kanë treguar se meditimi e ulë shtypjen e gjakut, e të gjithë e dimë se shtypja e lartë e gjakut mund të përshkallëzohet në sulm të zemrës.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?