Koronavirusi ka shkaktuar një ndasi të madhe mes njerëzve në mbarë Europën, përfshirë edhe besimin mbi egzistimin ose jo të infeksionit dhe mbi vaksinimin.
Në këtë pjesë mosbesimi është përfshirë edhe Greqia, ku rreth 54% e popullsisë janë të gatshëm të refuzojnë vaksinimin kundër koronavirusit, ndërsa edhe një pjesë e madhe e tyre nuk duan që të mbajnë maksa, transmeton portal arbresh.info
Me rreth 12 mijë njerëz të infekstuar me koronavirus, situata epidemiologjike në Greqi është më e mirë se disa vende tjera europiane, shkruan “Ansa”.
Përqindja e qytetarëve midis moshës 45 dhe 54 vjeç që kundërshtojnë vaksinën është 56 përqind, dhe midis atyre të moshës 17 deri 34 vjeç, 54 përqind janë kundër saj, sipas një sondazhi nga kompania “Metron Analysis” botuar në gazetën “To Vima ”.
Qeveria Greke ka njoftuar se vaksina kundër Covid-19 nuk do të jetë e detyrueshme, por është një “rekomandim i fortë” për njerëzit që të vaksinohen./arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...