Pirja e lëngut të shegës së shtrydhur bashkë me lëkurë mund të krijojë shqetësime për aparatin tretës, por ajo që nuk dinit është se lëkura e shegës mund të përdoret fare mirë për bukurinë e lëkurës suaj.
Tani që shegët kanë kohën e tyre përfitoni jo vetëm nga vlerat e frutit, por edhe lëkurës së pasur me vitamina, antioksidantë,flavonoidë ejt
Studime të ndryshme kanë treguar se enzimat aktive të lëkurës së shegës (nga e cila mund të përfitoni duke e tharë dhe grimcuar deri sa të bëhet pluhur) ndihmojnë prodhimin e kolagjenit, parandalojnë irritimet e lëkurës dhe shfaqjen e akneve, shkruan Living.al.
Përgatitja:
Përzieni pak qumësht me dy lugë gjelle pluhur lëkurë shege të tharë në diell. Mund të shtoni ujë trëndafili në vend të qumështit nëse keni fytyrë të yndyrshme.
Aplikojeni maskën në fytyrë dhe lëreni për 3o minuta derisa të thahet.
Në fund shpëlajeni lëkurën me ujë të ngrohtë dhe për rezultate më të dukshme përsëriteni maskën dy herë në jave.
Plenkoviq: Kroacia nuk do t’i bashkohet në këtë moment “Bord...
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord
Armend Agolli thotë se ai dhe tre delegatë tjerë u përjashtu...
Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i ...