Hani më shumë fruta, hani më shumë peshk, hani më shumë mish të kuq.
Vitaminat, omega-3 dhe hekuri janë tre minerale që marrin vëmendjen më të madhe nga mjekët, nutricionistët dhe komuniteti i palestrës. Por ka një hero të panjohur i cili është po aq thelbësor, Magnezi, transmeton lajmi.net.
Në trupin e njeriut, më shumë se 300 reagime biokimike mbështeten në magnez. Ndihmon në mirëmbajtjen e një sistemi të shëndetshëm imunitar dhe funksionimin nervor, relakson muskujt dhe është thelbësor në zhvillimin strukturor të eshtrave.
Magnezi rregullon ritmin e zemrës dhe nivelet e glukozës, dhe ndihmon prodhimin e energjisë dhe proteinave, shkruan natural solutions mag.
Magnezi është natyrisht i pranishëm në ushqime të tilla si drithërat dhe farat, fasulet dhe bizelet, bajamet, kaçkavall, brokoli, spinaqi, okra dhe çokollata e errët, si dhe bananet. Përthithet përmes zorrëve dhe më pas ruhet kryesisht në indet kockore dhe të buta.
Mungesa e magnezit është e rrallë tek njerëzit e shëndetshëm por mund të jetë pasojë e një diete të dobët, kushte shëndetësore si diabeti dhe çështjet e tretjes, medikamentet dhe alkoolizmi.
Mungesa në magnez ose vitamina D ka qenë e lidhur me një sërë çrregullimesh, përfshirë sëmundjet kardiovaskulare, sindromën metabolike dhe deformimet skeletore.
Hulumtimet kanë zbuluar gjithashtu se rritja e marrjes së magnezit mund të jetë një mënyrë e zbatueshme për të rritur aftësitë njohëse. /Lajmi.net/
Kusari-Lila: Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj një angazhimi...
Vitia nënshkruan kontratën për vazhdimin e punimeve në Spita...
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...
Përleshen kunatat në Zubin Potok
BQK shpall konkursin për “Çmimin për Ekonomistë të Rinj”
Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe...