Lyerja e bukës me vajin e ullirit për gjashtë javë rresht, sipas shkencëtarëve, mund të ndikojë në uljen e rrezikut për të pësuar sulm në zemër.
Testet e reja kanë zbuluar se konsumimi i rregullt i vajit të ullirit në mënyrë dramatike i ka përmirësuar shenjat kimike në trup që ndërlidheshin me sëmundjet koronare të artereve.
Studimi i bërë prej ekspertëve nga Universiteti në Glasgou konfirmon përfitimet për shëndetin nga mënyra mesdhetare e të ushqyerit, sidomos për ata persona që nuk e konsumojnë rregullisht vajin e ullirit.
Studimi kërkonte shtimin e katër lugëve të vogla vaj ulliri në sallatë, te të rriturit, apo ishte përdorur edhe mënyra e lyerjes së bukës me vaj ulliri.
Pas studimit, në bazë të analizave që ishin marrë nga urina, ishte zbuluar se pas vetëm gjashtë javëve rreziku te këta persona për të pësuar sulm në zemër ishte ulur dukshëm.
Dr. Bill Mullen thotë se ‘nëse jemi në gjendje të identifikojmë shenjat e hershme të sëmundjes para se të kenë shansin të na sulmojnë, kështu që ne para tyre të fillojmë me trajtimin, para se të shndërrohen në problem që më pas kërkojnë trajtim dhe intervenim të kushtueshëm mjekësor’./Femina/
Me Hamzën s’u morën vesh, Kurti të hënën takohet me Abdixhik...
Kurti: Kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, kemi propo...
Nga Dubai në Doha, Irani ka nisur një sërë sulmesh në mbarë ...
Reagon OKB pas sulmeve SHBA-Izrael në Iran: Rrezik për konfl...
Shtëpia e Bardhë zbardh detaje nga telefonata Trump–Netanyah...
Liverpooli triumfon me rezultat të thellë ndaj West Hamit