Qoftë nëse keni probleme me pagjumësinë, gjumë jo të rehatshëm apo zgjoheni shpesh gjatë natës, kjo recetë ju siguron cilësi më të mirë dhe vazhdimësi të gjumit.
Bananet janë të pasura me mineralet si kalium dhe magnez (sidomos lëvorja) që relaksojnë muskujt dhe përmirësojnë gjumin, derisa kanella rregullon nivelin e sheqerit në gjak duke forcuar cilësinë e gjumit, sidomos nëse merret parasysh se niveli jo i rregullt i sheqerit në gjak shkakton lodhje gjatë ditës dhe shkakton pagjumësi. Hidhni një litër ujë në një enë të vogël e të pastër dhe e lini të vlojë.
Më pas e merrni një banane, e pastroni mirë, e qëroni dhe e preni, e më pas e lëshoni në ujë (bashkë me lëvore) dhe e lini për dhjetë minuta. Më pas ujin e derdhni në një gotë për çaj, shtoni kanellën për ta përmirësuar shijen dhe e pini lëngun rreth një orë para gjumit, derisa është ende i ngrohtë lëngu.
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...