Celuliti është armiku kryesor i njerëzve, sidomos i femrave. Sidoqoftë, sekreti i femrave braziliane që duket se i kanë trupat më të mirë në botë, është kafeina.
Kafeina ndihmon të zvogëloni yndyrat edematike, që femrat të duken më të holla, transmeton Telegrafi.
Disa nga përfitimet shëndetësore që mund t’i sjell kafeina janë:
Antioksidantë
Kafeja, si përbërës kryesor e ka kafeinën, e cila është antioksidant natyral. Kur e lyeni trupin me kafe, lëkura e absorbon këtë antioksidant dhe e parandalon plakjen e parakohshme.
Antioksidantët janë shumë të mirë pasi që kanë veti anti-kanceroze dhe i parandalojnë sëmundjet e zemrës.
Qarkullimi i gjakut
Kafeina e përmirëson qarkullimin e gjakut dhe e zvogëlon shfaqjen e celulitit. Gjithashtu, në kohëra të ndryshme kafeina është përdorur edhe në rastin e venave të zgjeruara.
Përbërësit e ilaçit magjik anti-celulit
– 1 filxhan kafe
– 1 filxhan sheqer
– 1 filxhan vaj ulliri
Përgatitja
Të gjithë përbërësit përzieni derisa të fitoni një lëng, të cilin pastaj duhet ta futni në një kuti.
Lëngun duhet ta përdorni gjatë kohës kur pastroheni, me të cilin duhet të pastroni trupin tuaj dhe të bëni masazh në zonat e caktuara.
Këtë masazh duhet ta bëni për disa minuta, dy-tri herë në javë. /Telegrafi/
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...