
Regime+citron
Kur ke limonë në shtëpi, ideja më e mirë është të bësh limonatë. Merrni një enë qelqi dhe hidhni në të lëkurën e një limoni të plotë të larë mirë. Më pas, agrumet shtrydhini deri sa të mbushni një gotë e gjysmë me lëng.
Hidheni lëngun në enën e caktuar për limonatën. Në një tenxhere të vogël hidhni sheqerin dhe ujin. Lëreni të ziejë deri sa të shkrihet plotësisht. Shurupin e formuar shtojeni në enën e limonatës dhe lëreni të ftohen dhe të kombinohen së bashku. Në këtë pikë, keni përfituar një koncentrat të mirëfilltë. Më pas, ju nevojitet një gotë me këtë koncentrat, 3 gota me ujë dhe kohë e lirë për të shijuar frutin e punës suaj. Koncentratin mund ta hidhni edhe në një kavanoz të personalizuar dhe ta bëni dhuratë.
Koncentrati i limonatës i bërë në shtëpi
Një gotë e gjysmë me sheqer, këshillohet sheqer kaf
Një gotë e gjysmë me ujë
Lëkura e grirë e një limoni të plotë
Një gotë e gjysmë me lëng limoni të freskët
Çaj me limon dhe xhenxhefil
Ky çaj pak pikant është i mbushur me vitaminë C dhe përbërës që luftojnë bakteret dhe inflamacionin. Në një enë me 250 ml ujë zjeni pak xhenxhefil të prerë në feta (reth 2-3 cm xhenxhefil). Lëngut të përftuar shtojini një lugë lëng limoni. Çaji është tepër i mirë për të luftuar të ftohtin dhe virozat. Nëse preferoni, shtoni pak mjaltë, një produkt ideal për të luftuar mikrobet./AgroWeb
KEK rrit prodhimin e energjisë me mbi 110 mijë MWh në dhjeto...
REL: Ushtria e Kosovës në provën finale
40 miliardë euro në Bitcoin shpërndahen aksidentalisht
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates