Një studim i ri ka gjetur se pirja e rregullt e kafesë nuk çon në rrahje të tepërta të zemrës – një studim i mëhershëm që thoshte se konsumimi i kafeinës mund të çrregullojë ritmet e rregullta kardiake.
Studimi, që u krye nga hulumtuesit në Universitetin e Kalifornisë dhe San Franciskos, është më i madhi që dëshmon lidhjen mes kafesë dhe zemrës.
Udhëheqësi i hulumtimit, Dr. Gregory Marcus tha: “Pretendimet e mëparshme se kafeina ndërhyn në ritmet kardiake duhet të rikonsiderohen, pasi që kemi gjetur se në fakt çokollata, kafeja dhe çaji kanë përfitime kardiovaskulare”.
Ekipi i hulumtuesve studiuan 1,300 njerëz, të moshës 72 vjeçare. Rreth 60% e tyre treguan se pinë produkte me kafeinë çdo ditë, transmeton Gazeta Express.
Rezultatet e studimit treguan se pirja e rregullt e kafesë ndihmon sistemin kardiovaskular, ulë rrezikun nga diabeti i tipit 2 dhe nga faktorë të tjerë rreziku për sistemin kardiovaskular të tillë si obeziteti dhe depresioni.
Vritet Saif al-Islam Gaddafi, djali i ish-liderit libian Mua...
Qindra aktakuza për keqpërdorim të votës ndër vite, vetëm 32...
Ernest Muçi vazhdon shkëlqimin, gol dhe asistim në fitoren e...
Ambasada e Zvicrës në Prishtinë njofton se e ka ndërruar adr...
Fondacioni i Sarah Ferguson mbyllet pas zbulimit për lidhjet...
Protestë të premten kundër paralajmërimeve për shtrenjtimin ...