“Medical & Laboratory Services” që është në pronësi të vajzës së Blerim Devollit, Vlerës, deri më tani ka bërë vetëm katër teste 200 euroshe.
Këtë e ka bërë të ditur, Valon Prestreshi, nga Autoriteti i Konkurrencës dhe bënë të ditur se nuk kanë gjetur arsye për t’i shqiptuar gjobë.
“Autoriteti i Konkurrencës ka vlerësu se nuk e ka çrregulluar tregun dhe nuk ka hapësirë për t’i vënë gjobë këtij laboratori”, deklaroi Prestreshi.
Laboratori i Devollëve ka filluar testimin PCR për COVID-19 që nga 10 gushti, e për më shumë se një muaj ishte laboratori i vetëm që bënte këtë lloj testi .
Kështu duke pasur monopolin një test PCR në këtë laborator kushtonte deri në 200 euro.
“Vetëm katër teste janë bërë 200 euro. Por, laboratori përkatës 99.7% ka bërë teste që kushtojnë 65 euro. Ky institucion më nuk e aplikon më këtë çmim”, shprehet Prestreshi.
Testi serologjik aktualisht po bëhet edhe nëpër QKMF-të, dhe sipas AKK është një treg tejet i liberalizuar, i monitoruar mirë nga Autoriteti i Konkurrencës dhe institucionet tjera./arbresh.info/
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati
Kryediplomati shqiptar vizitë në Bruksel
Rikthehet magjia e Ligës së Kampionëve: Katër përballje të z...
Gjenden mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një perso...