Deri me tani të gjithë e dimë se mbajtja e maskës në vendet publike ndihmon në parandalimin e koronavirusit, por disa ende kanë problem me përdorimin e saj.
Disa me maskë mbulojnë vetëm gojën, dhe jo hundën.
Një virolog gjerman me reputacion tregon se përdorimi i maskës në formë të tillë s’ka kuptim, transmeton portal arbresh.info
Qëllimi i maskës është të mbajë grimcat që lëshon kur dikush flet, kollitet ose teshtin, thotë Dr. Jonas Schmidt-Kanasit. Kjo mbron të tjerët nga infeksioni i mundshëm. Në një masë të caktuar, maska gjithashtu mbron mbajtësin nga thithja e grimcave të të tjerëve. Por nëse hunda mbetet e ekspozuar, grimcat kanë një rrugë të drejtpërdrejtë në trup dhe është pothuajse sikur nuk keni veshur fare maskë, thekson ai.
Gjithashtu, do e ishte e saktë që maskën mos ta prekni me duar dhe ta përdorni atë vetëm me ndihmën e shiritave.
Schmidt-Kanasit thotë se është një ide e mirë të vishni një maskë sa herë që jeni afër njerëzve të tjerë për një kohë të gjatë, për shembull në një autobus. Mundësia e infektimit nuk ka gjasa nëse jeni pranë dikujt për një kohë të shkurtër.
Virologu gjerman kujton edhe njëherë që mbajtja e maskës ndihmon poaq sa edhe distanca sociale./arbresh.info/
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...