Simptomat e mungesës së kompleksit të vitaminës B përfshijnë lodhje, ndjenjën e djegies, ngërçe në duar dhe këmbë, dobësi të muskujve dhe refleksit.
Po ashtu si pasojë e mungesës së kompleksit të vitaminës B mund të vijë edhe deri te konfuzioni, depresioni, dobësimi i memories, madje edhe çrregullimi në sistemin për tretje, si dhe probleme të ndryshme me lëkurën.
Studime të shumta evropiane pohojnë se marrja e kësaj vitamine ndihmon në ruajtjen e trurit nga sëmundja Alzheimer.
Studimi i fundit i akademisë amerikane për shkenca medicinale tregon se te personat e vjetër duhet testuar nivelin e vitaminës B12, e cila në mënyrë të rëndësishme mund të parandalojë rënien e funksioneve njohëse.
Zhvillimi i mëtejmë neurologjik, por edhe të problemeve tjera, mund të parandalohen përmes marrjes së vitaminës B12 dhe kompleksit të vitaminës B.
Kompleksi i vitaminës B është i nevojshëm për ata që konsumojnë alkool ose kanë simptome të depresionit, transmeton kp.
Ky kompleks përmban doza të vitaminave B1, B2, B3, B6 dhe B12. Vitaminat B1 dhe B2 marri në pjesë në prodhimin e energjisë dhe vepron në enzime, të cilat ndikojnë në nerva, muskuj dhe zemër.
Vitamina B3 ndikon në prodhimin e energjisë në qeliza dhe ruajtjen e sistemit nervor dhe lëkurës. Vitamina B5 merr pjesë në sintezën dhe metabolizmin e hormoneve steroide. Vitamina B6 merr pjesë në prodhimin e proteinave.
“Çfarë pritje!” – Guardiola mahnitet nga pritja vendimtare e...
Arrestohet kosovari në Tiranë, kërkonte 100 mijë euro nga 26...
Publikohet fotografia e Epstein me Princin e Arabisë Saudite
Haxhiu: 45 vjet burg për ish-krerët e UÇK-së është fyerje pë...
BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel ma...
Nga sot, Policia me kontrolle të shtuara për kamionë dhe aut...