Shfaqja e diabetit pas moshës 50 vjeç mund të jetë shenjë e parë e kancerit të pankreasit, sugjeron një studim i ri.
Kanceri i pankreasit është një nga më vdekjeprurësit, me vetëm 8% shanse për mbijetesë për 5 vjet. Disa nga simptomat e kancerit të pankreasit janë dhimbja abdominale, rënia në peshë dhe lodhja. Faktorët më rrezikues janë duhanpirja, obeziteti, mosha e vjetër dhe historia familjare. Duhanpirja shkakton rreth 30% të rasteve të kancerit të pankreasit, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit.
Gjatë studimit, të publikuar të hënën tek Revista e Institutit Kombëtar të Kancerit, u monitoruan për 20 vite rreth 50 mijë afro-amerikan dhe hispanik të moshës mbi 50 vjeç. Asnjë nga këta pjesëmarrës nuk vuante nga diabeti apo kanceri i pankreasit në fillim të studimit. Nga këta persona të monitoruar, shkencëtarët identifikuan rreth 16 mijë persona që zhvilluan diabet dhe rreth 400 që zhvilluan kancer të pankreasit gjatë periudhës 20-vjeçare të studimit. Individët që zhvilluan diabet ishin dyfish më të rrezikuar që të zhvillohen kancer të pankreasit. Mbi 50% e individëve diabetikë me kancer të pankreasit u diagnostikuan me diabet brenda tri vitesh pas diagnozës me kancer të pankreasit.
“Nëse vëren llojin e diabetit tip 2 që pacientët me kancer të pankreasit kanë, pjesa më e madhe e pacientëve me diabet janë diagnostikuar shumë afër periudhës së diagnostikimit me kancer.
Këto rezultate sugjerojnë se zhvillimi i diabetit, sidomos në moshë të vjetër, mund të jetë shenjë e parë e kancerit të pankreasit për disa njerëz, thotë dr. Zev Wainberg, profesor i asociuar në UCLA’s Jonsson Comprehensive Cancer Center. “Studimi sugjeron se pacientët me diabet – sidomos ata që janë diagnostikuar vonë- dhe mjekët duhet të monitorojnë dhe identifikojnë rreziqet për kancerit e pankreasit”, shton Wainberg./Shëndeti
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë