Kryeministri shqiptar Edi Rama tha ditën e sotme se do ta merr vaksinën kundër COVID-19.
Ai thotë se këtë do ta bëjë për të sensibilizuar të gjithë qytetarët.
Rama theksoi se do të jetë ndër të parët qytetarë që do ta bëjë sot duke hedhur poshtë të gjitha teoritë konspirative se do të jetë një çip për të përgjuar njerëzit.
“Unë do ta marr vetëm për të dhënë mesazh e qartë që vaksina është e sigurt, por është arma asgjësuese ë këtij miku të padukshëm. Ndërsa ministrja e Shëndetësisë dhe anëtarë e kabinetit janë njëlloj si të tjerët dhe nuk kanë pse të hyjnë përpara dhe të marrin atë që u përket. Nuk mund ta bëjë ministria e Shëndetësisë para të ëmës. Një pjesë të afektuar nga llumi i rrjeteve sociale, do ta bëj siç e kanë bërë edhe kolegët e mi në vendet e tjera. Do ta bëj sot vetëm për këtë arsye. Nuk do të doja t’i zija vendit akujt tjetër. Askush nuk është i detyruar ta bëjë vaksinën por është shumë e këshillueshme sepse është arma që e mbron njeriu nga ky armik”, tha Rama.
Në Tiranë sot do të nis vaksinimi kundër sëmundjes COVID-19.
Vaksina pritet t’u injektohet së pari mjekëve dhe infermierëve. /TCH/
Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike