Shkencëtarët në Azi kanë thënë se e kanë krijuar një vaksinë, e cila mund t’i mbrojë miliona njerëz nga virusi vdekjeprurës, i cili është duke u përhapur shumë shpejt nëpër botë, shkruan Dailymail, transmeton Express.
Shumë shtete në botë, kanë filluar hulumtimet e tyre për ta krijuar një vaksinë efikase në trajtimin dhe parandalimin e koronavirusit.
Mirëpo sot, ekspertët në Hong Kong kanë deklaruar se kanë arritur ta krijojnë vaksinën e duhur kundër këtij virusi. Mirëpo, sipas këtij ekipi të shkencëtarëve, kjo vaksinë mund të marrë deri në një vit derisa të praktikohet në njerëz.
Si pasojë e shpërthimit dhe përhapjes së virusit të padëgjuar ndonjëherë, deri tani kanë humbur jetën 170 persona dhe janë infektuar 8.280 të tjerë.
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike
Ministri Vitia e pranon se është intervistuar nga Prokuroria...
Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve – gjigantët evropianë më...
Dy të rinj shqiptarë vdesin në aksident tragjik në Itali
Zelensky i përgjigjet ftesës së Putinit për t’u takuar në Mo...
“Liria ka Emër” takon kryetarin e Podujevës, Bulliqi jep mbë...