Ky krem i jashtëzakonshëm që mund ta bëni në shtëpi, e që përbëhet nga limoni (ose uthulla e mollës) dhe majdanozi do të ndihmojë në largimin e njollave të errëta të fytyrës dhe freskimin e lëkurës tuaj duke i dhënë asaj pamje të shëndetshme dhe të butë.
Majdanozi është plot me minerale dhe vitamina, derisa lëngu i majdanozit përmban vajra esenciale me një përmbajtje të lartë të manganit dhe kaliumit, transmeton Klan Kosova.
– Në kozmetikë, majdanozi ka qenë gjithmonë i njohur për vetitë rigjeneruese.
– Ndihmon në eliminimin e puçrrave, veçanërisht atyre të zeza.
– Është krem i shkëlqyer për kujdesin e zonës delikate të syve.
– Largon ënjtjen dhe skuqjen e fytyrës, gjithashtu freskon, zbut dhe tonifikon lëkurën.
Përbërësit:
200 ml ujë
1 lugë çaji uthull molle ose lëng limoni
2 lugë gjelle gjethe majdanozi
Përgatitja:
Në 200 ml ujë zieni dy lugë gjelle majdanoz të freskët dhe lëreni të ziejë të paktën për 15 minuta. Pas 15 minutave, largojeni nga nxehtësia dhe lëreni të ftohet.
Kur të ftohet, kullojeni dhe shtoni një lugë çaji uthull molle ose lëng limoni.
Vendoseni përzierjen në një shishe qelqi dhe lëreni të qëndrojë në frigorifer.
Si ta përdorni?
Vendoseni këtë losion çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje, para se të shkoni në shtrat.
Falë vetive unike të majdanozit, ky losion ndihmon në zhdukjen e njollave të errëta dhe kthimin e shkëlqimit të lëkurës.
Me përdorim të përditshëm, pas një muaji, njollat dhe shenjat do të zhduken./Klankosova
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur