Në kuadër të zhvillimeve të konferencës së parë për partneritet lindor për Tuberkuloz, që po mbahet në Riga të Letonisë, Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, u takua me përfaqësuesin e Fondit Global, Nicolas Cantau.Ky i fundit i siguroi Rrahmanit mbështetjen e Fondit Global, në veçanti në luftimin e Tuberkulozit.
Rrahmani po qëndron në Letoni ku edhe u takua me homologun e tij, Belēvičs Gunti, i cili e njoftoi me planet dhe praktikat e shtetit të Letonisë në menaxhimin e sektorit shëndetësor.
Ministri Rrahmani foli për reformat e filluara në shëndetësinë kosovare, me theks të veçantë rreth organizimit të Odave Profesionale shëndetësore dhe Ligjit për sigurime Shëndetësore.
Ministrat Rrahmani e Belēvičs u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë.
Ministri Rrahmani shprehu mirënjohjen e tij Ministrit Belēvičs për ftesën drejtuar Kosovës për këtë konferencë si dhe për organizimin e saj./arbresh.info/
Zvicra drejt zgjatjes së misionit të saj ushtarak në Kosovë ...
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...
Inflacioni në Kosovë arrin 6% për shkak të rritjes së çmimev...
Fjolla Morina gëzon fansat me lajmin e ri