Koronavirusi mund të mos zhduket kurrë dhe të shkaktojë përhapje sezonale, sipas shkencëtarëve.
Virusi ka infektuar rreth 90,000 njerëz dhe ka vrarë më shumë se 3,000 prej tyre, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Ndërsa numri i rasteve në Korenë e Jugut, Itali dhe Iran vazhdojnë të rriten, përhapja e infeksionit ka filluar të vihet nën kontroll në Kinë.

Por shkencëtarët tani thonë se koronavirusi nuk mund të zhduket asnjëherë plotësisht dhe se virusi mund të bëhet një sëmundje rutinë si ftohja, infeksionet e gjoksit dhe gripi.
Këto janë sëmundje virale që shfaqen çdo dimër, nuk mund të kurohen dhe njerëzit shpesh nuk kanë imunitet ndaj tyre.
Koronavirusi, i cili deri më tani ka vrarë pak më shumë se tre përqind të totalit të prekurve të tyre, mund të ndjekë të njëjtin hap dhe të bëhet një sëmundje e normalizuar.
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme
Moti sot
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...