Shkencëtarët nga 17 qendra kërkimore në Mbretërinë e Bashkuar po përpiqen t’i përgjigjen pyetjeve se sa zgjat imuniteti pas infeksionit dhe pse ka kaq shumë raste më të rënda të infeksionit.
Një virologe dhe imunologe nga University College në Londër, e cila drejton një ekip studiuesish, thotë se reagimi i sistemit tonë imunitar ndaj virusit përcakton se si do të reagojmë kur të infektohemi, transmeton portal arbresh.info
“Kjo varet nga sa do të sëmuremi kur marrim një infeksion akut, sa kohë do të mbrohemi pas infeksionit dhe si mund të reagojmë ndaj vaksinës,” tha Mala Maini.
Sipas saj, sistemi imunitar është thelbësor për përgjigjjen ndaj virusit.
Shkencëtarët gjithashtu janë duke u përpjekur që t’i përgjigjen pyetjes se sa zgjat imuniteti pas infeksionit.
Këtë javë, rasti i parë i një infektimi të një pacienti për herë të dytë u regjistrua në Hong Kong.
Profesori Paul Moss, një studiues nga Universiteti i Birmingham dhe një anëtar i ekipit, thotë se ky është rasti i parë midis milionave, kështu që ne duhet të jemi të vetëdijshëm për shkallën.
Ai thekson se personi i infektuar për herë të dytë në Hong Kong nuk kishte simptoma gjatë infeksionit të dytë dhe sipas tij, kjo tregon se ai ka fituar imunitet dhe se ky imunitet i fituar mund të jetë efektiv në parandalimin e sëmundjes./BBC/ arbresh.info/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...