Fëmijët mund të jenë më të rrezikuar të zhvillojnë astmën nëse konsumojnë shumë pije me sheqer, thonë hulumtuesit.
Fëmijët, e moshës shtatë deri në nëntë vjet, janë 64 për qind më të prirë të sëmuren me astma nëse i konsumojnë më shumë se 44g fruktozë në ditë, transmeton Telegrafi.
Rreziku është edhe më i lartë nëse nënat i konsumojnë pijet e tilla kur janë shtatzëna, thonë shkencëtarët e Universitetit të Harvardit.
Sipas shkencëtarëve, është e rëndësishme të shmanget konsumimi i pijeve me sasi të lartë të sheqerit gjatë shtatzënisë dhe në fëmijërinë e hershme, sepse këto mund të jenë një nga mënyrat për ta reduktuar rrezikun e astmës në fëmijëri.
Vlen të ceket se studimi ka analizuar më shumë se 2,000 nëna dhe fëmijë për ta zbuluar rolin e sheqerit në zhvillimin e astmës. /Telegrafi
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...