5 raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar në qytetin e Gjirokastrës. Sipas burimeve të Top Channel bëhet e ditur se rastet në fjalë dyshohet se janë punonjës të institucioneve publike.
Kujtojmë se ditën e stome numri i viktimave me covid-19 në vendin tonë, nga fillimi i epidemisë, ka shkuar në 48.
Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik në një status në Facebook ka këshilluar qytetarët që të bëjnë kujdes e të zbatojnë masat për të parandaluar përhapjen e Covid-19.
Sipas ISHP, e vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej të paktën 1 metër nga njëri tjetri si dhe duke u kujdesur për higjienën personale./TCH/
Aksident i rëndë në Laç, pasagjeri 25-vjeçar humb jetën pas ...
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...