Kimioterapia për trajtimin e personave me kancer të avancuar të zorrëve zakonisht nuk ka dhënë efekt. Mirëpo sipas një studimi të fundit kombinimi I tri medikamenteve mund të jetë çelësi I trajtimit të këtij lloj kanceri, shkruan Medical News.
Deri më tani, mënyra e vetme e trajtimit të këtij lloj kanceri, I cili prekë shumë njerëz ka qenë gati pa efekt.
Sipas studimit më të ri, kombinimi I tri terapive të reja mund të targetojë kancerin e zorrëve dhe ta shëroje atë. Këto barna do të sulmojnë qelizat e kancerit dhe e inhibojnë gjenin përgjegjës për këtë sëmundje. Kjo terapi u testua në disa pacientë dhe rezultoi mjaftë e suksesshme.
Studiuesit përdoren tri lloje të barnave encorafnid, cetuximab dhe binimetinid. Asnjë nga këto barna të përdorura veç e veç nuk kanë dhënë efekt pa u kombinuar me njëra tjetrën.
Edhe pse duhen ende studime të tjera për të dëshmuar plotësisht efektet e kësaj terapie të re, gjithsesi shkencëtarët besojnë se kjo terapi në vitet e ardhëshme do të jetë zëvendësimi I ri I kimioterapisë. /Gazeta Express
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot