Ka shumë teori të ndryshme rreth asaj se përse ne harrojmë. Disa thonë se kjo ka të bëjë me gjenetikën, e disa tjerë thonë se është çështje moshe.
Por, nëse veç keni filluar të keni probleme me kujtesën, atëherë mos i humbni shpresat për zhvillimin e një kujtese më të mirë. Ekzistojnë disa mënyra për ta përmirësuar kujtesën, por më të mirën ndër to ne kemi tendenca ta shmangim, transmeton Telegrafi.
Fjala është për ushtrimet aerobike.

Sipas një studimi, personat mbi 50 vjet e kishin përforcuar kujtesën e tyre vetëm pas gjashtë jave që kishin bërë lloje të ndryshme të ushtrimeve aerobike.
Ky studim ishte publikuar në revistën “Frontiers in Aging Neuroscience”.
Kryerja e ushtrimeve aerobike ndikon shumë në përforcimin e zonave të trurit që janë përgjegjëse për mbajtjen në mend.
Pra, nëse veç dëshironi të mbani mend numrat e telefonit, emrat dhe fytyrat e njerëzve që sapo i keni takuar, atëherë është mirë ta filloni ditën me ushtrime të tilla.
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...