Të është dukur ndonjëherë sikur xhinset janë një numër më i vogël pasi ke ngrënë? Në një rast si ky, shanset janë që të kesh fryrje stomaku. Ndjesia e fryrjes nuk është asnjëherë e mirë dhe mund të të bëjë të ndihesh e plogësht dhe e pafuqishme. Sipas nutricionistëve, janë disa ushqime që të shkaktojnë gjithmonë fryrje barku.
Fasulet
Për fasulet nuk është gjë e re. Dihet që ato shkaktojnë fryrje stomaku. Ato përmbajnë fibra të patretshme, të cilat janë shkaktaret kryesore të fryrjes së stomakut. Për ta shmangur këtë ndjesi, dietologia Julia Greer rekomandon lënien në ujë një natë më parë, në mënyrë që të zbuten fibrat.
Perimet
Disa lloje perimesh janë të njohura që shkaktojnë fryrje. Lakra, brokoli, lulelakra përmbajnë një lloj karbohidrati të patretshëm në trupin tonë. Greer thotë se kjo shkakton fryrje. Këshilla më e mirë në këto raste është t’i pjekësh perimesh në mënyrë që t’i bësh më të lehta për t’u tretur.
Kosi
Edhe kosi njihet për përmbjatjen e lartë të probiotikëve, të cilët janë shumë të mira për stomakun, por disa mund të sjellin më shumë dëme. Kosi me përmbajtje të lartë laktoze mund të shkaktojë fryrje stomaku sipas Julia Greer. Për ta shmangur, zgjedhja më e mirë është kosi grek, me pak ose fare pa yndyrë./class/Gazeta Express
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...