Këto janë disa prej shenjave që e tregojnë shtatzëninë

15:07 | 11 Maj 2017

Kohë më parë, konfirmimi i një shtatzënie nuk ishte aq i thjeshtë sa në ditët e sotme. Ose duhet të hamendësonit datën e periodës së fundit, ose të shkonit tek mjeku për një test të urinës për shtatzëni.

Edhe pse veza fertilizohet menjëherë pas marrëdhënies (nëse praktikohet në kohën e ovulimit), trupi e kupton këtë pas një javë ose më pak.

Më poshtë janë disa shenja që mund të tregojnë se jeni shtatzënë.

Lodhja
Kjo është një nga shenjat e para të shtatzënisë. Mund të ndjeni lodhje të madhe dhe ju vjen shumë gjumë, veçanërisht mëngjeseve.

Ndryshime në gjoks
Shumë femra provojnë ndjeshmëri të madhe në zonën e gjoksit. Mund tu dhëmbin dhe janë të ndjeshëm kur i prekin. Gjithashtu, mund të fillojnë të rriten në masë.

Njolla gjaku
Edhe pasi jeni konceptuar, mund të keni perioda më pak se zakonisht. Por në fakt janë njolla. Ndodh kur embrioni është future në mitër.

Ndjeshmëri e lartë nuhatje
Do të filloni të nuhasni më mirë. Edhe aromat më të lehta mund t’ju duken shumë të forta. Kjo mund të ndodhë më së shumti me erërat e ushqimeve.

Urinim i shpeshtë
Do të filloni të urinoni më shpesh sesa zakonisht. Gjithashtu sasia e urinës do të rritet.

Lëvizje në zorrë
Shtatzënia ndonjëherë shkakton kapsllëk ose diare.

Keni humbur periodën e fundit
Mungesa e periodës është shenja e parë konkrete e shtatzënisë. Shume teste shtatzënie tregojnë pozitive, vetëm pas ditës që prisnit t’ju vinin periodat.

Ndjeheni keq në mëngjes
Kjo nuk është shumë e shpeshtë, pasi kjo simptomë fillon zakonisht javën e gjashtë. Por disa femra mund ta provojnë ndjesinë e të vjellit dhe marrje mendsh, që në javën e tretë ose të katërt të shtatzënisë.

Neps
Mund të keni neps për disa ushqime. Nga ana tjetër, disa ushqime mund ti urreni sa ti shikoni. Vezët, qumështi dhe shpendët janë ushqimet që zakonisht femrat shtatzënë i urrejnë.

Hundë të zëna
Kjo është simptomë që zakonisht zgjat gjatë gjithë shtatzënisë. Zona e hundës dhe sinuseve është e bllokuar gjatë tërë kohës. Por zakonisht nuk ka mbledhje mukoze.

Dhimbje koke
Për shkak të lodhjes dhe problemeve të tjera të mëngjesit, dhimbjet e kokës janë të shpeshta tek femrat shtatzënë. Mund të jenë të lehta ose të forta.

Ënjtje
Mund të provoni ënjtje tek duart dhe këmbët. Kaviljet dhe kyçet mund të ënjten gjithashtu për shkak të rritjes së tensionit.

Gazra
Ky është një problem i shpeshtë, që ndikon femrat gjatë shtatzënisë. Zorrët prodhojnë më tepër gaz se zakonisht. Kjo mund të jetë e parehatshme,- por mundohuni ti lëshoni gazrat nga trupi.

Lëvizje humori
Rritja në qarkullimin e hormoneve mund të bëjë “kërdinë” me nervat dhe gjendjen tuaj shpirtërore. Do të përjetoni lëvizje të shumta humori. Femrat shtatzëna mund të kalojnë nga të lumtura në të mërzitura për pak minuta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara