Kur është fjala për parandalimin e vetëvrasjeve, ilaçet vështirë se shpiken. Megjithatë, në vitet e fundit doktorët kanë zbuluar dëshmi bindëse se dozat e vogla të ketaminës – ilaç që përdoret nga doktorët dhe veterinarët për veti anestezike – mund të jetë ideal për trajtimin e depresionit.
Studimi i ri i publikuar në ‘American Journal of Psychiatry’ sugjeron se ketamina mund të përdoret edhe si tretman i shpejtë për parandalimin e vetëvrasjeve, transmeton Telegrafi.
Në këtë studim, pacientët e depresuar të cilët kishin marrë një infuzion me ketaminë kishin raportuar për heqje të shpejtë të mendimeve për vetëvrasjeve – shumica prej të cilëve kishin raportuar vetëm disa orë pasi e kishin marrë infuzionin.
Autori i këtij studimi, Michael Grunebaum, duke i marrë parasysh eksperimentet të cilat i kanë kryer me ekipin e vet, thotë se trajtimi i mendimeve për vetëvrasje me ketaminë vërtet mund ta ndihmojë dikë që është në gjendje serioze.
Efektiviteti i ketaminës mund të demonstrohet edhe nga shumë studime të vogla të cilat janë kryer me vite të tëra, ku 50 apo 60 për qind e njerëzve kanë reaguar mirë ndaj këtij tretmani.
Por ketamina nuk është ilaç magjik, sepse efektet e veta besohet të zgjasin vetëm një javë, ndërsa përdorimi i shpeshtë i ketaminës shkakton probleme në kujtesë, dhe përdorimi i madh i saj mund të shkaktojë komën dhe vdekjen! /Telegrafi/
PDK mban sot mbledhje të kryesisë, pritet të diskutohet rikt...
Prokurimet Publike me inteligjencë artificiale, Rama: Sistem...
Ekspertja thotë se për transkriptimin e audios nga vizita e ...
“Mirë se erdhe Vjosë në shtëpi”, LDK del me videomesazh për ...
E dhimbshme: Nesër varroset Rifat Stojkaj, sekretari i AAK-s...
Maqedonci: Me misionin në Gazë u kthejmë borxhin partnerëve