Temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme, moti nuk është aspak i qëndrueshëm dhe lagështia favorizon viruset e mikrobet të’ lulëzojnë”.
Nëse nuk i keni marrë masat parandaluese, më poshtë do të lexoni katër sekretet e njerëzve që nuk sëmuren kurrë.
Është një këshillë shëndeti vërtet e vlefshme ndaj ndiqni këshillat e mëposhtme dhe gripi do t’ju qëndrojë larg këtë sezon.
1. Hani hudhra
Hudhra është e pasur me antioksidantë që rrisin imunitetin dhe luftojnë inflamacionin, thotë Carmia Borek, PhD, profesoresha në departamentin e shëndetit publik dhe mjekësisë familjare në School of Medicine në Boston.
Hudhra ndikon gjithashtu pozitivisht në shëndetin e zemrës.
2. Shpëlarjen e fundit bëheni me ujë të ftohtë
Dushi i ftohtë qetëson dhimbjet e migrenës, stimulon qarkullimin e gjakut dhe redukton dhimbjet.
Dhe pse një dush i ftohtë që zgjat 10 minuta është lehtësisht i përballueshëm në verë, ditëve të ftohta rekomandohet që vetëm shpëlarja e fundit të bëhet me ujë të ftohtë.
Konsultohuni më parë me mjekun tuaj nëse keni probleme kardiovaskulare, sepse uji i ftohtë mund të shkaktojë rëninen e presionin e gjakut duke ju rrezikuar jetën.
3. Përfshini xhinxherin në regjimin ushqimor
Kur shëndeti është tema e diskutimit, xhinxheri nuk ka se si mos të marrë pjesë ! Për shekuj me radhë, xhenxhefil është përdorur si një rrënjë medicinale dhe ka trajtuar probleme dhe sëmundje të ndryshme.
Nuk ka rëndësi se në çfarë forme e konsumoni xhinxherin , e rëndësishem është ta përfshini në dietën tuaj.
4. Merrni vitaminë C dhe shtesa zinku
Vitamina C dhe zinku kanë fuqinë të parandalojnë shumëzimin e virusit ndaj nëse ndiheni të rrezikuar e dini se çfarë duhet të merrni në barnatore, këshillon Living.
Rekomandohet (500 miligram në ditë vitaminës C).
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...